Google ADS

Sot ​mblidhen katër komisione parlamentare

07:05 | 24 Tetor 2023
E.H

Sot do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Nga ora 09:00 do të mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku në rend të ditës janë katër pika, shkruan Arbresh.info.

Dy komisione parlamentare do të mblidhen nga ora 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku në rend të ditës janë katër pika, dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila në rend të ditës janë tri pika.

Ndërsa mbledhja e fundit është në ora 13:00, ku do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Në rend të ditës janë tri pika./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme