Tahiri i kërkon “llogari” Kurtit për takimin me emisarët: Ia ka borxh qytetarëve

13:14 | 23 Tetor 2023
A Z

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti do të duhej që pas takimit më pesë emisarët të deklarohej për medie e të jepte më shumë detaje për qytetarët.

Madje tha se një sqarim të tillë, kreu i Qeverisë, ia ka borxh qytetarëve, duke i kërkuar që të ketë bashkëpunim me aleatët e sidomos me ShBA-në.

“Kryeministri i’u ka borxh të gjithë qytetarëve që të mbajë një konferencë dhe të flas për qëndrimi e tij në lidhje me atë vizitë. Gjëja e parë që kryeministri duhet ta bëjë është ta dimë se ku qëndron vendi jonë nga këto kërkesa. I bëjmë thirrje kryeministrit që të ketë një bashkëpunim me aleatët e sidomos me ShBA-në. Ne po kërkojmë që të ketë një hetim ndërkombëtar”, tha ai.

Sa i përket deklaratës së presidentes Vjosa Osmani “se kush do betejë politike më të, betejë do të këtë”, ai tha se opozita nuk do të ketë betejë, politike por betejën Kushtetuese ajo veç se e ka humbur.

“Edhe këtu presidentja tregoi që është e paanshme. Nuk është për presidenten që të bëjë politikë me opozitën. Presidentja po na kërkon betejë politike, por ne do t’i japim betejë Kushtetuese ”, tha ai.

Për mosdektretimin e kryeprokurorit tha se janë duke bërë një analizë për ta parë se ku janë shkeljet në këtë rast.

Ai tha se Osmani ka bërë shkelje serioze sa i përket kësaj çështje dhe se ato shkelje sipas tij, “mund ta qojnë në shtëpi”.

“Ne e kemi theksuar që na duhet një kohë e që ta bëjmë një analizë që ku tregohet se a ka shkaktuar shkelje presidentja. Tashmë e dimë që ajo ka bërë dy shkelej serioze duke mosdekretuar për 18 muaj kryeprokurorin e shtetit dhe e dyta mos dekretimi i kryeprokurorit. Draftin do ta kemi gati nesër sa i përket kësaj çështje dhe do ta shpërndajmë. Nuk jemi për mi pri bajrakut sa i përket kësaj çështje”./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme