Google ADS

Kurti: A nuk do të duhej që BE-ja dhe ShBA-të ta formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit?

11:09 | 23 Tetor 2023
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkon nga Bashkimi Evropian(BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), që të hapin një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit, që sipas tij, është mafia ballkanike dhe një nga organizatorët e sulmit terroristë të Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Kurti përmes një statusi në Facebook, shkruan se nëse ky grup do të shkatërrohej gjithë rajoni i Ballkanit do hapej për demokraci evropiane, raportin Arbresh.info.

“Mirëpo, Kosova nuk ka jurisdiksion në Serbi. A nuk do të duhej që BE-ja dhe ShBA-të ta formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit? Mafia ballkanike do të përjetonte goditje fatale, ndërkaq rajoni i Ballkanit do të hapej i tëri për demokraci evropiane, drejtësi ligjore, paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të përshpejtuar”, shkruan Kurti në Facebook.

Sipas tij, para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit.

Sipas shefit të Qeverisë së Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin.

“Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin”, shkruan Kurti./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Kurti:Sulmin në Banjskë e organizoi klani i Novi Sadit, në krye të tij ndodhet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq

Të ngjashme