Klani i Novi Sadit është organizatori i sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë në Zveçanit.
Kështu thotë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, raporton Arbresh.info.
Sipas Kurtit, në krye të këtij klani ndodhet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili është kryetari i partisë-shtet SNS, tri herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviqit, dhe miku më i afërt i vëllaut të Presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq.
Po ashtu, sipas të parit që Qeverisë së Kosovës, 40 pelegrinët ortodoksë në Manastir të Banjskës me 24 shtator ishin nga Novi Sadi. Ai hedh dyshime nëse kjo ishte e rastësishme, apo jo.
“Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit. Në krye të tij ndodhet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq. Ai është kryetari i partisë-shtet SNS, tri herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviqit, dhe miku më i afërt i vëllaut të Presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq. Rreth 40 pelegrinë ortodoksë në Manastir të Banjskës me 24 shtator ishin nga Novi Sadi. Ndoshta e rastësishme, hetimet duhet ta tregojnë. Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiq po qëndron në Rashkë. Atyre MUP-i famëkeq serb iu ka ndarë vetura të tipit Shkoda Oktavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe… NS”, shkruan Kurti./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin