Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviç, në një reagim në rrjetin social “X”, ka thënë se Shërbim Sekret i Serbisë i komanduar nga Aleksandër Vulin është duke përgatitur një “sulm” të përgjakshëm në veri të Kosovës.
Sipas tij, ky konflikt do të ndodh brenda komunitetit serb në veri të Mitrovicës, raporton Arbresh.info.
“Kam informacione se BIA me urdhër të Aleksandër Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme brenda komunitetit serb në veri të Kosovës”, ka shruar Bogdanoviç.
Sipas tij, krejt kjo po planifikohet të bëhet për ta rritur Listën Serbe para zgjedhjeve lokale atje.
“Qëllimi do të jetë për të forcuar Listën Serbe, para zgjedhjeve të ardhshme lokale!”, ka përfunduar ai.
🚨🚨
I have information that the BIA,
by order of the Aleksandar Vulin, is preparing bloody conflicts within the Serbian community in the north 🇽🇰, which are destined to culminate these days
in order to preserve and strengthen the Serbian List, before the next local elections!— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 22, 2023
Ndryshe, në sulmin terrorist serb që ndodhi në Banjskë të Zveçani më 24 shtator të këtij viti, u vra rreshteri policor i Kosovës, Afrim Bunjaku. Ndërkohë, gjatë përballjes së Policisë së Kosovës me terroristët serbë, tre prej tyre u vranë dhe tetë të tjerë u arrestuan .
Ndërsa me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pesë prej tyre u liruan në mungesë të provave, ndërsa tre prej tyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...