Kjo është Farah Kadër, studente e vitit të katër në Maqedoninë e Veriut nga Palestina. Ka dalë në protestë për mbështetjen e popullit të saj që thotë se është i shtypur dhe po vritet çdo ditë.
“Unë jam palestineze. Kam ardhur këtu për studime. Familjen i kam atje në Palestinë. Doja të flas për situatën e rëndë që e përjetojnë palestinezët. Jo vetëm në këtë periudhë. Qëmoti po jetojnë në këtë situatë prej 75 vitesh. Ky nuk është vetëm problem i myslimanëve sepse atje kemi të gjithë fetë, dhe të gjithë e kanë këtë problem. Po dëshirojnë ta fshijnë historinë e Palestinës. T’ua marrin shtëpitë palestinezëve, të dalin dhe të jetojnë pa shtetësi pa asgjë. Dhe ata që nuk duan ti lëshojnë shtëpitë po vdesin ditë për ditë”,-tha Farah Kadër, studente nga Palestina.
Farrah i ka prindërit dhe familjen në Palestinë dhe nuk i ka parë prej përshkallëzimit të situatës, por shpreson që ti takojë sërish.
“Kam shoqëri atje, shumë njerëz që kanë vdekur atje. Para dy jave shoqes time i ka vdekur vëllai. Atje nuk jemi aspak të sigurt. Prandaj edhe jemi detyruar të vijmë këtu për studime dhe nuk kemi mundur të qëndrojmë bashkë me familjen”,- Farah Kadër, studente nga Palestina.
Në mbështetje të popullit palestinez dhe me shpresë për përfundim të luftës kanë dalë edhe qindra qytetarë të tjerë në Shkup.
“Apeloj deri tek shtetet perëndimore që ti hapin sytë sepse i kanë mbyllur, për drejtësi të njerëzimit. E gjithë bota i ka mbyllur sytë me gjendjen e Palestinës. Në Azinë Lindore, në Azinë e Mesme, në Irak, në Siri, dëshiroj që të mos ketë më luftë askund në sipërfaqen e botës dhe po apeloj që gjithë bota të ngrihet kundër terrorit dhe agresionit në tërë botën”,-tha protestuesi.
Protesta paqësore u shoqërua me fjalime në të gjitha gjuhët e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut me mesazhe për paqe dhe për sensibilizim më të madh për atë që po i ndodhë popullit Palestinez. Në forma të ndryshme janë organizuar edhe ndihma humanitare për popullin palestinez që pritet të dorëzohen nëpërmjet programeve të kombeve të bashkuara për ushqim./euronews.al
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...