Në zgjedhjet që u mbajtën sot për Parlamentin Federal të Zvicrës, ka ndodhur pika e kthesës: një kandidat me rrënjë shqiptare është zgjedhur deputet dhe fjala është për Islam Alijajn, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP).
Ai ka fituar 95.054 vota nga qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote.
Alijaj, duke qenë person me nevoja të veçanta, ështe i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e kategorisë së njerëzve të cilës i takon. Ai ka qenë deri më tani asamblist shumë aktiv në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.
Por, më shumë se kaq, Alijaj është një lobist i flakët, në nivel vendi, për çështjen e personave me nevoja të veçanta.
Platforma mediale albinfo.ch ka ndjekur në vazhdimësi veprimtarinë e Alijajt, duke e prezantuar edhe përmes intervistave të veçanta, në portal dhe në revistë.
Për një vend në Parlamentin Federal të Zvicrës kanë vënë kandidaturën etyre rreth 30 politikanë me rrënjë shqiptare.
Bazuar në informatat që albinfo.ch ka deri më tani, Islam Alijaj është i vetmi që ka fituar.
Me fitoren e tij, komuniteti shqiptar i Zvicrës bëhet për herë të parë me një deputet të nivelit federal. Një moment për histori!
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...