Abdixhiku do e nisë podcastin e tij me mysafir Besim Dinën

22:34 | 22 Tetor 2023
E.G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se po nis podkastin e tij të parë.

Me anët të një postimi në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur edhe mysafirin e parë të këtij projekti, shkruan Arbresh.info.

Kreu i LDK-së theksoi se Dina solli freski dhe energji gjatë diskutimit njëorësh.

Tutje Abdixhiku tha se  se nesër në mbrëmje do të jetë transmetimi i parë.

“Ballafaqimi me të është gjithnjë i vështirë; por ne jemi pikërisht në kërkim të bashkëbiseduesve si ai; me mendje te hapur, me kritikë të drejtpërdrejtë e me ide që thejnë gjithë muret e ambicieve të varfëruara. Sonte, ai i solli freski e plot energji gjithë diskutimit tonë një orësh!”, ka shkruar Abdixhiku.

“Podcasti ‘Rruga e Re’ na vjen si një dritare e re komunikimi; që mes zhurmës mbytëse të ankesave e ngecjes me të shkuarën, provon të ndërtojë rrugën përpara. Këtu, unë dhe bashkëpunëtorët e mi, do t’i shpalosim në detaje të gjitha projektet e ‘Rrugës së Re’ e idetë tona politike. Do t’i sfidojmë ato me secilin mendues kritik e secilin zë që e ëndërron një Kosovë të mbarë, të fortë e në zhvillim”, shtoi ai.

“Nesër, në mbrëmje, transmetimi i parë. Besim, të faleminderit. Ishte privilegj e kënaqësi!”, përfundoi kreu opozitar./Arbresh.info/

 

Të ngjashme