Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit të tij në Kalabri është takuar edhe me sipërmarrës të bizneseve arbëreshe shqiptare.
Gjatë diskutimit me ta, Begaj i ka ftuar ata të shohin Shqipërinë si një horizont miqësor për aktivitetet dhe sipërmarrjet e tyre, shkruan Arbresh.info.
“Kënaqësi të takohesha e të diskutoja me sipërmarrës të bizneseve arbëreshe e shqiptare në Kalabri. I ftova ta shohin Shqipërinë si një horizont miqësor për aktivitetet dhe sipërmarrjet e tyre.”, shkroi Begaj.
Presidenti Begaj u shpreh se bahskë mund të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi.
“Së bashku mund të eksplorojmë mundësi të reja bashkëpunimi me interes të ndërsjellë për kompanitë kalabreze dhe ato shqiptare.”, përfundoi Begaj./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën