Ngjarjet e ditës së hënë

06:42 | 23 Tetor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë

11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 shtator dhe 4 tetor 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301)

11:00
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, takohet me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Temë Diskutimi do të jenë çështjet e dhunës në familje dhe dhunës seksuale, shikuar nga këndi i Ministrisë së Drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

14:00
Organizata “Zëri i Romëve Ashkalinj dhe Egjitpian” prezanton filmin “Romni” në kuadër të kampanjës për “Parandalimin e Martesave të Hershme”. (“Teatri Oda”, në Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme