Kancelari gjerman Olaf Scholz, mori pjesë këtë të diel në një ceremoni në qytetin e Dessau-Rosslau, ku u rihap një sinagogë e sapondërtuar, e cila u shkqtërrua 85 vjet më parë nga nazistët. Gjatë fjalës së tij, Scholz tha se “duhet të ketë zero tolerancë për antisemitizmin në Gjermani”.
Gjermania do të mbrojë jetën e hebrenjve, tha Scholz, duke shprehur tronditjen e tij për përhapjen e antisemitizmit, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
Një sërë incidentesh antisemite janë regjistruar në Gjermani që nga nisja e sulmeve dhe fushatës hakmarrëse të bombardimeve nga ana e Izraelit.
Në disa prej banesave të hebrenjve që jetojnë në Berlin është stampuar Ylli i Davidit. Javën e kaluar u sulmua me molotovë dhe një sinagogë hebraike në qytet.
“Nuk duhet të mbyllen sytë kur hebrenjtë nuk janë të sigurt në rrugët e Gjermanisë, kur yjet e Davidit stampohen në shtëpitë e tyre, kur bombat e zjarrit hidhen në sinagoga”, tha Scholz.
Hapja e sinagogës në Dessau erdhi 85 vjet pasi ajo u shkatërrua më 9 nëntor 1938, kur turmat naziste ndërmorën një fushatë plaçkitjeje ndaj sinagogave dhe bizneseve në pronësi të hebrenjve në të gjithë Gjermaninë.
Ndërtesa e re është emëruar Sinagoga Weill sipas kompozitorit gjermano-amerikan Kurt Weill, babai i të cilit ishte kantor në komunitetin hebre të Dessau.
Aktet antisemitike janë rritur ndjeshëm në gjermani mes trazirave të fundit në Lindjen e Mesme, sipas Shoqatës Federale të Qendrave të Kërkimit dhe Informacionit mbi Antisemitizmin (RIAS).
Në periudhën nga 7 deri më 15 tetor, RIAS dokumentoi 202 “incidente” antisemite krahasuar me vetëm 59 gjatë së njëjtës periudhe të vitit 2022.
Sigmount Koenigsberg, një drejtues për antisemitizmin për komunitetin hebre të qytetit, i tha gazetës Rheinische Post të dielën se rritja e incidenteve anti-hebreje solli kujtime të dhimbshme të Gjermanisë naziste.
“Është hera e parë që nga sundimi nazist që kjo po ndodh përsëri në Gjermani. Kjo i kujton komunitetit tim shumë atë kohë të tmerrshme,” tha ai./euronews.al/
85 Jahre nach der Zerstörung der Synagoge von Dessau schließen wir heute eine Lücke.
Diese neue Synagoge mitten in der Stadt zeigt: Jüdisches Leben ist und bleibt ein Teil Deutschlands.
Es gehört hierher. (1/2) pic.twitter.com/C6XkkeHR4r
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) October 22, 2023
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...