Nagavci për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi: Emri i tij është përjetësuar në veprat e tij

16:15 | 22 Tetor 2023
E.G

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Luan Mulliqit, i cili ndërroi jetë të shtunën.

Me anë të  një postimi në Facebook, Nagavci vlerësoi kontribvutin e të ndjerit në fushën e artit duke shtuar se emri i tij është përjetësuar në veprat e tij, shkruan Arbresh.info.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë artisti, skulptori i shquar, akademiku Luan Mulliqi. Kontributi i tij në fushën e artit është i shumanshëm. Emri i tij është përjetësuar në veprat e tij derisa krijimtaria dhe aktiviteti i tij do të mbeten të çmuara dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.”, shkroi Nagavci.

“I veçantë në krijimtarinë e bujshme që la pas vetes, i thjeshtë dhe njerëzor në raportet ndërpersonale, përkrahës e motivues për të gjithë ne.”, shtoi ajo./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme