Dy shoferë janë ndaluar sot nga Policia rajonale e Ferizaj rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Babushë, të cilët po drejtonin automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.
Ndaj Sh.B., 40-vjeçar dhe G.Sh., 37-vjeçar policia u ka shqiptuarnga një gjobë për kundërvajtje 200 euro, dy pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, shkruan Arbresh.info
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim./arbresh.info.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...