Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes së skulptorit Luan Mulliqit, i cili ka ndërruar jetë të shtunën.
Mes fjalëve të mëdha për të ndjerin, Kurti shtoi se janë të pafundme vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë i Kurtit:
Shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, iu kishte ngulitur aq thellë në mendje një skulpturë e Nënës Terezë sa edhe pati shkruar: “Nënë Tereza e Mulliqit ka një metaforë të rrallë që duke shpërthyer nga toka dëshmon për vërtetësinë e shenjtores sonë.”
Luan Mulliqi ka ndërruar jetë.
Si veprat, edhe emri i tij, jehon gjithandej. Pafund janë vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas. Një artist me shije të hollë e me dije të gjerë nga sot nuk është më në mesin tonë. Mungesën do t’ia ndjejmë përherë më shumë, por, Luanin do ta shohim në qytet nëpërmjet punës së tij. Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton.
Ngushëllime familjes, miqëve, kolegëve e studentëve të tij! Ngushëllime të gjithë neve!/Arbresh.info
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen