Vdes skulptori Luan Mulliqi

10:20 | 22 Tetor 2023
E.H

Sot, ka ndërruar jetë skulptori Luan Mulliqi në moshën 70 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e Mulliqit e ka bërë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Mulliqi, aty ishte anëtarë korrespodent dhe sekretar shkencor i Akademisë.

Ai po ashtu ishte edhe drejtor i Galerisë së Arteve.

ASHAK, njofton se për nder të tij nesër (e hënë) do të mbahet mbledhja komemorative e cila fillon nga ora 11:00.

Ndërkaq, nga ora 11:30 fillojnë homazhet për të ndjerin.

Funerali niset nga Akademia e Shkencave në ora 13:00.

Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme