Google ADS

Rama publikon pamje nga parku ‘Vela’ në Durrës: Një hapësirë e dedikuar për të gjitha moshat

10:14 | 22 Tetor 2023
E.H

Parku ‘Vela’ në Durrës me sipërfaqe 8 mijë metra katrorë, është drejtë përfundimit.

Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se ky park ka një hapësirë të dedikuar për të gjitha grup moshat, shkruan Arbresh.info.

Rama, në rrjetin social Facebook ka shpërndarë pamje nga parku ‘Vela’ në lagjen 18 në Durrës, teka u ka uruar të gjithëve një të diel të bukur.

“MIRËMËNGJES dhe nga Parku “Vala” në “Lagjen 18” të Durrësit që po shkon drejt përfundimit, me sipërfaqe 8 mijë metra katrorë, një hapësirë e dedikuar ndaj të gjitha grupmoshave, me fusha sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi, si dhe hapësira plot gjelbërim, ju uroj të diel të bukur”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme