Është gjetur një person pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima kishte jetuar vetëm në banesën e tij, dhe kontaktin e fundit me familjarët e kishte pasur para rreth një muaji, shkruan Arbresh.info.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.
“Prishtinë 21.10.2023-14:18. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima kishte jetuar i vetëm në banesën e tij, dhe kontaktin e fundit e kishin pasur me të para rreth një muaji. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit