Google ADS

Real Madrid merr vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Sevilla-s

20:50 | 21 Tetor 2023
KRG

Sevilla dhe Real Madridi kanë luajtur baras 1-1 në derbin e javës së dhjetë në La Liga.

Ndeshja nisi shumë mirë për mbretërit që shënuan në minutën e katërt, por që goli i Fede Valveredes u anulua pasi kishte më herët pozitë jashtë loje.

Ivan Rakitic dhe Djibril Soë kishin raste të mira për Sevillën, por të dy nuk ishin të saktë.

Në mbyllje të pjesës së parë, Real Madridi rrezikoi me Vinicius Junior, por që portieri vendas bëri pritje të madhe.

Edhe pjesa e dytë nisi me raste të mira për të dyja palët, ku Raktic dhe Rodrygo te tentuan, por pa sukses.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-të, kur David Alaba devijoi një top drejt portës së tij për ta gjetur rrjetën dhe për t’i dhënë epërsinë Sevillas (1-0).

Por pas katër minutash Real Madridi arriti të barazojë, ku Dani Carvajal u gjend bukur në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi për 1-1.

Deri në fund edhe pse kishte raste, gola të tjerë nuk kishte dhe skuadrat u desh të pajtohen për barazim.

Real Madridi mbetet lider me 25 pikë, ndërsa Sevilla ka 9 pikë dhe mban vendin e 13-të. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme