Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

18:03 | 21 Tetor 2023
E.K

Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas njoftimit policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme