Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq e ka bërë dramën e tij të zakonshme duke thënë se “nuk po fle natën” duke menduar për atë se si ta nxjerrë Serbinë fituese.
Këtë deklaratë e ka bërë në prag të takimit në Beograd me pesë emisarët evropianë të cilët sot paradite kanë takuar kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.
“Kjo ndoshta do të jetë një prej ditëve më të vështira për mua, më të vështirat për Serbinë. Takimi im me pesëshen fillon për një orë”, ka thënë Vucic.
“Nuk fle natën për këtë, nuk e di nëse duhet të bërtas nga dhimbja apo të qaj. Gjithçka që mund t’ju them në fund është se po, do të kërkojmë një mënyrë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë dhe mos ia jepni askujt si dhuratë”, ka thënë kreu i shtetit serb.
Ky takim i Vuçiqit me emisarët perëndimore vjen pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, sulm i cili sipas emsiarit Miroslav Lajcak i ka ndryshuar shumë gjërat./ge
LEXO EDHE:
Takimi i Kurtit me pesëshen diplomatike, ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën