Klubi i famshëm spanjoll, Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi për afatin kalimtar të janarit.
Skuadra e Carlo Ancelottit sipas medieve iberike, është duke i vëzhguar disa sulmues, por Julian Alvarez thuhet se është në shënjestër të “Los Blancos”.
Sulmuesi i Man Cityt, siç raportohet, është dëshira e madrilenëve për afatin kalimtar të dimrit.
Performanca e argjentinasit ka qenë e shkëlqyer në fillim të këtij sezoni. Ai deri tani ka shënuar tre gola në tetë ndeshje të zhvilluara më kampionët në fuqi të Anglisë në Premier League, derisa në dy ndeshjet e luajtura në Ligën e Kampionëve, ka realizuar tre gola dhe ka bërë një asistim./rtk
BE-ja u bën thirrje Izraelit dhe Hezbollahut të tregojnë për...
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja pritet të kërkojë përj...
Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin pë...
Ndërron jetë dizajneri legjendar i Mercedes
Kafshët shtëpiake ulin stresin dhe ngadalësojnë plakjen