Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se mbrëmë është hapur teatri i Universitetit të Arteve për publikun.
Ai bëri të ditur se është punuar disa vjet bazuar në materialet arkivore, në bashkëpunim me restauratorët e Universitetit të Firences.
“Teatri i Universitetit të Arteve u hap mbrëmë për publikun, duke përmbyllur projektin e restaurimit të thellë dhe kthimit në identitet të krejt pjesës së korpusit të klasifikuar si monument i trashëgimisë kulturore, ku është punuar disa vjet bazuar në materialet arkivore, në bashkëpunim me restauratorët e Universitetit të Firences, e ku salla e teatrit ishte pjesa më e çmuar e më sfiduese për ekipet e përfshira në projekt”, shkruan Rama.
Kjo sipas kryeministrit shqiptar është një hapësirë tjetër krenarie.
“Një tjetër hapësirë krenarie europiane iu shtua Tiranës kulturore, kryeqytetit të Europës së Ballkanit, e cila po hedh shtat dita – ditës si mishërim i ambicies dhe punës sonë të përbashkët”, shkruan Rama./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?