Çdo përpjekje për integrim do jetë e kotë, nëse nuk ka koordinim me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë.
Kështu thotë për Arbresh.info deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, (PDK), Ardian Kastrati.
Në një intervistë të shkurtër ai ka folur për gjetjen e një zgjidhje nga ana e institucioneve të Kosovës, atë drejt aspiratave të saja për integrim në Bashkimin Evropian, de përshkallëzimin e situatës në veri, vazhdimin e dialogut dhe sanksionet e mundshme ndaj Serbisë.
Pa koordinim me miqtë dhe aleatët ndërkombëtar për deputetin Kastrati është i pa mundur dhe i kot përpjekja për integrim, pasi sipas tij, sulmi terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ka ndryshuar rrethanat plotësisht.
Mirëpo, sipas tij, duhet ndjekur një trajektore se ku ka qenë burimi i krizës.
Kastrati, e sheh si kujdestare Serbinë për të provokuar në vazhdimësi situatën e sigurisë, me hegjemoninë e vetë dhe e cila ka tendenca për ta destabilizuar Kosovën.
Por, sipas deputetit të PDK-së, së pari duhet shikuar sjelljet që janë nga Institucionet e Kosovës, që sipas Kastratit është një sjellje jo e mirë nga kryeministri në Qeverinë e Kosovës, Albin Kurti.
“Sjellja e kryeministrit tonë ishte sjellje prej një kryeministri të sokakëve, dhe natyrisht që është situatë komplekse ku është problem një situatë fragjile. Pas situatës në Izrael dhe Ukrainë jemi shndërruar në një situatë krize ndërkombëtare të sigurisë”, ka thënë Kastrati.
Aspirata e Kosovës që e ka për synim shkuarjen drejtë BE-së bëhet vetëm me dialog pasi që ky institucion siç thotë deputeti Kastrati nuk është ndërtuar me luftë por përmes dialogut, prandaj edhe institucionet tona duhet t’i gjejnë zgjidhjet duke dialoguar me ndërkombëtarët, sepse është e pamundur ndryshe./ Arbresh.info/Pleurat Salihu/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?