Google ADS

Vijon operacioni Tempulli, Balla: Policia po ndjek këmba- këmbës keqbërësit

07:57 | 21 Tetor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taualant Balla ka bër të ditur së operacioni kombëtar “Tempulli” ka vijuar intensivisht, duku u arrestuar 417 persona për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike.

Balla tha se Policia e Shtetit është vigjilente duke ndaluar shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe atyre psikotrope

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente duke ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe atyre psikotrope. Operacioni kombëtar “Tempulli” ka vijuar intensivisht të gjithë vendin duke bërë të mundur arrestimin/procedimin penal të 417 personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike”, shkruan ai në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme