Google ADS

Kurti nesër pret pesëshen euro-amerikane

21:41 | 20 Tetor 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret nesër në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-ve, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media ka bër të ditur se takimi do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-ve, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme