Lirimi i Pantiqit, Haxhiu: Kjo veç drejtësi nuk është

21:07 | 20 Tetor 2023
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lirimit me dorëzani të Dejan Pantiq nga ana e gjykatës.

Haxhiu tha se si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani.

“Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani, Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani”, shkruan ajo në Facebook.

Tutje ajo shkruan se kjo vetëm drejtësi nuk është.
“Kjo veq drejtësi nuk është! E papranueshme. I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë”, shkruan Haxhiu./Arbresh.info/


LEXO EDHE:

Dha 30 mijë euro dorëzani, lirohet serbi Dejan Pantiq

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme