Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur ceremoninë ceremonia përmbyllëse e trajnimit “Kërkim Shpëtimit në Male” ku morën pjesë ushtarakë nga Kosova, Shqipëria dhe Jordania.
Në njoftimin për media nga FSK mësohet se përgjatë tri javëve të trajnimit janë trajnuar tema të ndryshme, si hapja dhe siguria e rrugës deri tek viktimat.
“Me qëllim të ngritjes së nivelit të njohurive dhe profesionalizimit në fushën e Kërkim Shpëtimit Malor, në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit ( QNTKSH) të FSK-së, në Kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin, sot u mbajt ceremonia përmbyllëse e trajnimit “Kërkim Shpëtimit në Male” ku morën pjesë ushtarakë nga Kosova, Shqipëria dhe Jordania. Për gjatë këtyre tri javëve të trajnimit, u trajtuan tema të ndryshme: hapja dhe siguria e rrugës deri tek viktimat, ndihma e parë mjekësore, evakuimi i viktimave, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre nga intervenimet dhe eksperiencat reale”, bën të ditur njoftimi, shkruan Arbresh.info
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zëvendës Ministri i Mbrojtjes, z. Shkëlzen Syla, Komandantit i Gardës Kombëtare ( GK ) , Gjeneral brigade Naim Haziri, zëvendës Komandanti i GK, kolonel Skënder Hoxha, drejtori i QNTKSH-së, z. John Doone, oficerë e nënoficerë të FSK-së, dhe shteteve pjesëmarrëse në trajnim.
“Pjesë e ceremonisë ishin zëvendës Ministri i Mbrojtjes, z. Shkëlzen Syla, Komandantit i Gardës Kombëtare ( GK ) , Gjeneral brigade Naim Haziri, zëvendës Komandanti i GK, kolonel Skënder Hoxha, drejtori i QNTKSH-së, z. John Doone, oficerë e nënoficerë të FSK-së, dhe shteteve pjesëmarrëse në trajnim.
Me këtë rast të pranishmit u përshëndeten nga, zv. Ministri Syla, Komandanti i GK, gjeneral Haziri si dhe drejtori i QNTKSH-së, z. Doone të cilët folën për rëndësinë e trajnimit të përbashkët me shtetet mike të Kosovës, duke theksuar që qëllimi i trajnimeve të tilla të përbashkëta është që të jemi sa më të ndërverpueshëm në rast të intervenimeve reale kudo që kërkohet”, thuhet tutje në njoftim.
Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim është duke realizuar trajnime bazike dhe të specializuara për strukturat vendore dhe ndërkombëtare, duke mundësuar kështu përgatitjen e kuadrove profesionale për t`u përballur me sfidat e kërkim shpëtimit kudo në botë./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?