Kremlini tha të premten se komentet e presidentit amerikan, Joe Biden që krahasonin presidentin rus Vladimir Putin me grupin militant palestinez Hamas ishin “të papranueshme”.
Biden krahasoi veprimet e Hamasit me ato të Putinit, forcat e të cilit filluan një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata e ndajnë këtë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë një demokraci fqinje,” tha ai.
Peskov tha se “një retorikë e tillë vështirë se është e përshtatshme për krerët përgjegjës të shteteve dhe një retorikë e tillë vështirë se mund të jetë e pranueshme për ne. Ne nuk e pranojmë një ton të tillë ndaj Federatës Ruse dhe ndaj presidentit tonë”.
Peskov nuk pranoi të thoshte se kush do të përfaqësonte Rusinë në samitin e paqes të së shtunës për konfliktin palestinez në Kajro, duke ia referuar pyetjen ministrisë së jashtme./abcnews.al
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...