Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 1 janar 2024, me pasaportë të Kosovës qytetarët kanë mundësinë e udhëtimit pa vizë në vendet e Shengen-it, për qëndrime afatshkurtra, disa herë brenda vitit
MPB njofton shtetasit e Kosovë për rregullat e udhëtimi në vendet e Shengenit, pas liberalizimit të vizave, nga 1 janari 2024.
“Nga 1 janar 2024 me pasaportë të Kosovës ju keni mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe ato te miqtë apo familjarët, disa herë brenda vitit. Kjo e drejtë ju takon 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”, bën të ditur njoftimi.
Për të udhëtuar pa vizë, kërkohet pasaportë biometrike, informata apo dëshmi mbi arsyen e udhëtimit, rezervimi i hotelit apo informata të vendqëndrimit, biletë kthyese si dhe dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare para cash ose kartelë krediti.
Gjithashtu, qytetarët njoftohen se shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjell pasoja personale, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite./Arbresh.info/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos