Kryeministri i Republikës së Kosovës, priti në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Kurti e falënderoi ambasadoren për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Kanadasë në të gjitha proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës.
“Ai shprehu mirënjohjen në veçanti për mbështetjen e dhënë për zhvillim, avancim të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, si dhe përkrahjen në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.Ambasadorja Blitt, e cila është ambasadore rezidente në Zagreb të Kroacisë, falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen. Ajo ritheksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kanadasë ndaj Republikës së Kosovës, si dhe mbështetjen në rrugëtimin e saj për integrim dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Duke theksuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, u ritheksua përkushtimi për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit dhe mundësive në sektorin e minierave, energjisë së ripërtëritshme dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike