Ushtria izraelite po bën gati përgatitjet e fundit, përpara se të nisë ofensivën e saj në territorin e Gazës, ku deklaron se do të shkatërrojë militantët e Hamasit.
Mijëra ushtarë, rezervistë, tanke e mjete të tjera të sofistikuara ushtarake janë pozicionuar në kufi në pritje të urdhrit për të sulmuar, që pritet të jepet nga momenti në moment.
Synimi kryesor i ushtrisë pritet të jetë eliminimi i grupit terrorist, shkatërrimi i bazave të tyre, por edhe lirimi i pengjeve, të cilët mendohet të jenë mbi 200.
Prej dy javësh, që nga sulmi i militantëve në territorin izraelit, ushtria ka bombarduar çdo mbrëmje tunelet e Hamasit dhe madje edhe pika e Hezbollahut në Liban.
Pak ditë më parë, trupat u vizituan nga kryeministri Netanyahu dhe ministri i Brendshëm, të cilët falënderuan ushtarët për gatishmërinë dhe iu kërkuan atyre që të luftojnë si luanë.
Ofensiva e Izraelit këtë herë, sipas ekspertëve ushtarakë, pritet të zgjasë në kohë dhe të sjellë një ndryshim të historisë në Lindjen e Mesme, e cila është në pikën e vlimit të një konflikti që mund të përhapet.
Situata në Gaza paraqitet tepër e rënduar dhe kjo si pasojë e vendimit të Izraelit për të ndërprerë furnizimin me ujë, energji, karburante dhe ilaçe.
Izraeli ka urdhëruar largimin e civilëve nga veriu i Gazës, pjesa më e madhe e cila tashmë e ka zbatuar këtë ultimatum./a2cnn
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...