“As më shumë, e as më pak”, Man City njofton Barcelonën për çmimin e Cancelos

13:31 | 20 Tetor 2023
KRG

Barcelona shpreson që ta sigurojë një marrëveshje për transferimin e Joao Cancelos në vitin 2024.

Cacelo është  në formë huazimi tek skuadra spanjolle, ku edhe kishte gjetur veten në këtë skuadër, shkruan Arbresh.info.

Katalunasit kishin arritur një marrëveshej huazimi në minutat e fundit të afatit kalimtar veror, për të sjellë portugezin nga Manchester City tek Barcelona.

Pas huazimit të 29-vjeçari tek Bayern Munich, ai ishte rikthyer tek “Qytetarët”, mirëpo nuk arriti të fitojë besimin për të qenë pjesë e formacionet startues, andaj edhe vendosi të largohej nga Anglia.

Barcelona tanimë është duke punuar për një ofertë zyrtare për blerjen e kartonit të Cancelos, mirëpo problemet e vazhdueshme të katalunasve me financa, mund të jenë një pengesë e madhe.

Sipas Diario Sport, City ka informuar Barcelonën për vlerësimin e tyre prej 50 milionë eurosh, me Cancelo nën kontratë në Etihad Stadium deri në vitin 2027.

Ndërsa oferta aktuale e Barcelonës, sipas mediave spanjolle kanë thënë se  është 25 milionë përfshirë edhe bonuset.

Mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë zyrtarizim në afatin kalimtar dimëror. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme