Ish-zyrtari policor i dyshuar për sulm me mjete shpërthyese në zyrat e KQZ-së, Dejan Pantiq, është liruar nga arresti shtëpiak.
Lirimi i tij ka ardhur pas deponimit të dorëzanisë në shumën prej 30 mijë euro, raporton Arbresh.info.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata lidhur me rastin e të pandehurit D.P, ju njoftojmë si në vijim me përgjigjen të cilën e kemi pranuar nga gjyqtari i kësaj çështje penale: Ju njoftojmë se gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së. Sipas saj, me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit D.P av.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që me datën 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 Euro, tha Gashi.
“Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin numër PPPS.nr.63/22, me datë 06.09.2023 ndaj të pandehurit D.P ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit, ashtu që ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, duke caktuar dorëzaninë ndaj të pandehurit D.P, në shumën prej 30.000.00 Euro”, tha ajo.
Ndryshe, Policia e Kosovës në dhjetor të vitit 2022 e kishte arrestuar serbin Dejan Pantiq, i cili kishte qenë pjesëtar i policisë.
Arrestimi i tij kishte ndodhur të shtunën e 10 dhjetorit (sot) në Jarinje, ndërsa strukturat paralel dhe kriminale të serbëve nga veriu i Kosovës po grumbullohen dhe po vendosin barrikada në terren./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...