“Rikthimi i madh”, Real Madrid mund ta rikthej “Special One” në Santiago Bernabeu

10:37 | 20 Tetor 2023
KRG

“Rikthimi i madh”, Real Madrid mund ta rikthej “Special One” në Santiago Bernabeu

Pas vendimi se Carlo Ancelotti të largohet në fund të sezoni, ku do të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, Real Madrid është në kërkim të trajnerit të tyre të ri.

Emra si Xabi Alonso dhe Roberto De Zerbi, janë raportuar se mund të marrin stolin e “mbretërve”, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo së fundit është shfaqur edhe një emër tjetër, i cili doemos është njëri ndër emrat më të preferuar te “Los Blancos”.

Mediat italiane  dhe ato spanjolle kanë raportuar së fundmi se “The Special One”, mund të rikthehet tek Real Madridit.

Jose Mourinho pritet të largohet nga AS Roma në verën e vitit 2024.

Portugezi nuk ka pranuar të rinovoj kontratën me italianët, mirëpo nuk ka bërë të ditur se ku do të vazhdojë të ardhmen e tij si trajner.

Mourinho gëzon një respekt të madh mes tifozëve të Realit, dhe këta të fundit e duan sërish në drejtimin e skuadrës së tyre të zemrës.

60-vjeçari ishte trajneri i skuadrës spanjolle në vitet 2010-213, ku edhe kishte arritur të fitoj një Kupe Mbreti dhe Superkupën Evropiane. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme