Luis Suarez mund të bëjë më në fund lëvizjen e tij për t’u bashkuar me Lionel Messin në Inter Miami në vitin 2024.
Skuadra nga MLS dëshiron të vazhdojë projektin e tyre ‘mini Barcelona’ në Florida me ardhjen e Messit të ndjekur nga lëvizjet e ish-yjeve të Blaugranave, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
Suarez më parë la të kuptohej se dëshira e tij ishte për t’u bërë ish-ylli i katërt i Camp Nou në Miami, por ai mbetet ende në Gremio.
Me Inter Miami të vendosur për të përfunduar sezonin e tyre MLS në ditët në vijim, trajneri i tyre Tata Martino konfirmoi se ata po bëjnë plane të mundshme transferimi, duke përfshirë një tentim transferimi për Suarez.
“Brenda analizës sonë për sezonin e ardhshëm dhe nevojave që mund të kemi, ne kemi një analizë me Luisin dhe pa Luisin”, ka thënë fillimisht Martino për ESPN.
“Kur të vijë koha për të zyrtarizuar situatën e Suarez në Inter Miami, ne do të jemi të përgatitur të shkojmë në drejtimin përkatës”, përfundoi ai.
Gremio tashmë ka konfirmuar planin e tyre për ta liruar Suarezin më herët nga kontrata e tij, pasi arritën në një marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës, i cili tani do të largohet nga klubi në dhjetor.
Një lëvizje në SHBA do të ishte gjithashtu e dobishme për Suarezin, në vitet e fundit të karrierës së tij, me uruguaianin që pranon se liga braziliane po e dëmton trupin e tij. /Telegrafi/
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji