Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka krijuar ura bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze të energjisë së ripërtritshme dhe hidrogjenit të gjelbër MASDAR, diskutohen mundësitë e investimit nga kjo kompani edhe në Kosovë.
Ministrja Hajdari, gjatë qëndrimit të saj në Emirate të Bashkuara Arabe, në mirëbesim të ministrit të Shtetit për Tregti të Jashtme, Dr. Thani bin Ahmed Al Zeyoudi dhe përmes tij, takoi menaxhmentin e lartë të kompanisë prestigjioze Masdar, të përfaqësuar nga U. Serkan Ata, me të cilin diskutuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë që ofrohen për investimet e qëndrueshme në Kosovë, raporton Arbresh.info.
“Ministrja Hajdari, e shoqëruar nga kolegët e MINT, ME dhe ambasadori i Kosovës në EBA, e informoi z. Ata lidhur me progresin ekonomik, demokratik dhe përparësitë për investime në Kosovë, përfshirë prioritetet e politikave industriale dhe të energjisë, reformat me 16 e më shumë ligje të të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar mundësitë e aplikimit dhe negocimit përmes ligjit për partneritet publiko-privat, projektligjit për investimet e qëndrueshme dhe projektligjit për burimet e ripërtritshme”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit e kompanisë Masdar sipas njoftimit, shprehën interesimin për projektet në fushën e energjisë së ripërtritshme dhe për instrumentet të cilat e përkrahin të investuarit në Kosovë, për të cilat Ministrja Hajdari njoftoi më hollësisht për instrumentet dhe lehtësimet legjislative që nxisin dhe mbrojnë investimet e qëndrueshme në Kosovë. Ajo njëherazi u zotua që do t’i përcjellin informatat shtesë me projektet konkrete në kuadër të Protokollit të Parë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – EBA, ku përfshihet edhe sektori i energjisë.
Ministrja Hajdari ftoi përfaqësuesit e kompanisë Masdar për të vizituar Kosovën dhe për të parë nga afër mundësitë të cilat ofrohen për investime në vend.
Masdar është një nga kompanitë më të mëdha në botë të energjisë së ripërtritshme dhe një lider i hidrogjenit të gjelbër, duke i vendosur Emiratet e Bashkuara Arabe në ballë të tranzicionit të energjisë. Si një pionier në avancimin e sektorit të energjisë së pastër, Masdar është aktiv në më shumë se 40 vende në gjashtë kontinente dhe ka investuar në projekte mbarë botërorë./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...