Maluma po bëhet baba për herë të parë.
Të enjten mbrëma në Washington D.C, superylli kolumbian bëri një njoftim ikonik.
Këngëtari 29 vjeçar është në pritje të fëmijës së tij të parë me partneren Susana Gomez.
“Njerëzit e mi, kam një surprizë për ju sonte. Sot do të bëjmë premierën botërore të videos sime të radhës”, tha kolumbiani.
“Ju do të dëshmoni [diçka] që askush në këtë botë nuk po e sheh”, shtoi ai. “Unë do të qëndroj këtu me ju dhe do ta shoh atë surprizë me ju”.
Fansat ishin shumë të emocionuar dhe Maluma po ashtu dhe madje qau.
Në video shihet se çifti po përjeton rrugëtimin e shtatzënisë. Nga vizita e mjekut deri tek tregimi i familjes dhe madje edhe ndarja e emrit të fëmijës, prindërit e ardhshëm mund të shihen duke kaluar emocione të ndryshme.
Ata janë në pritje të një vajze të vogël.
Ajo që shihet në video është se të dy kanë vënë një gjerdan të personalizuar me emrin ‘Paris’. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...
Begaj uron 28 Nëntorin nga sheshi i Vlorës, thekson vetëdije...
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...