Google ADS

Kurti mirëpret rezolutën e Parlamentit Evropian

23:07 | 19 Tetor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila e dënon sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë.

Kurti përmes një postimi në platformën X, ka thënë se PE ka bërë thirrje për rritjen e sigurisë në Kosovë, ndërsa shton se i është kërkuar Serbisë të shmang çdo përshkallëzim të mëtejshëm, shkruan Arbresh.info.

“E mirëpresim të sotmen rezolutën e Parlamentit Evropian. Ndër masat e tjera, ai bën thirrje për rritjen e sigurisë në Kosovë dhe i kërkon Serbisë të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, të ndalojë çdo mbështetje për formacionet terroriste dhe të tërheqë të gjitha bazat e saj operative përpara ushtarake përgjatë kufirit”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, po ashtu u është bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ai gjithashtu u bën thirrje 5 jo- njohësve që ta njohin Kosovën, inkurajon Komisionin që të pezullojë fondet për Serbinë nëse ajo dështon të bashkëpunojë dhe nxit “autoritetet serbe…të përmbahen nga gjuha e urrejtjes kundër kosovarëve dhe…informacionet e rreme në lidhje me ‘spastrimin etnik …'””, shtoi Kurti.

Edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi e ka mirëpritur miratimin e rezolutës duke shtuar se kjo rezolutë i bënë thirrje BE-së për miratimin e masave kufizuese ndaj Serbisë./Arbresh.info

Lexo edhe:

Bislimi mirëpret rezolutën e PE-së: E dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bënë thirrje për masa kufizuese

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme