Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është çështje protokolli arsyeja se pse nuk qëndroi pran kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki në ‘Air Albania’
Rama gjatë një interviste në ‘Opinion’ shtoi se as nuk ishte në dijeni se homologu i tij kosovarë ishte në Tiranë atë ditë.
-Nga ju buron kjo mëri, ky nervozizëm me Albin Kurtin?
Edi Rama: S’kam asnjë nervozizëm me Albin Kurtin.
-Duket edhe kur përmendet emri i Albinit sikur bëheni nervoz.
Edi Rama: Fare, fare…Këto janë muhabete kot.
-Si janë raportet tuaja?
Edi Rama: Emri iu përmend vetëm njëherë dhe mund ta përmendësh disa herë dhe unë flas me shumë kënaqësi për Albinin se ka shumë gjëra…
-Kënaqësi e tretur kjo tashmë…
Edi Rama: Jo, jo fare! Tani, po më pyet për një çështje shumë të madhe, një çështje shumë më të madhe sesa Albini dhe unë sepse kryeministrat shkojnë e vijnë, por rastet ideale, rastet e arta, rastet historike që ti të kapësh një tren që mendon se e ke aty gjithë kohës dhe pastaj ti mbetesh, treni ikën, nuk vijnë përditë, prandaj unë jam kaq shumë pasionant kur flas për këtë sepse në ndërkohë jam shumë i informuar se çfarë dinamikash ka në anën e komunitetit euro-atlantik, jam shumë i informuar se si e shohin ata dhe pa ata nuk bën dot asnjë hap Kosova.
-Edhe në ndeshjen me Çekinë, kryeministri i Shqipërisë rrinte në katin e dytë, kryeministri i Kosovës në katin e tretë, çfarë ndodhi në atë ndeshje? Edhe pse është e parëndësishme, vizivisht për qytetarët është…
Edi Rama: Tani, më fal se nuk po kuptohemi. Unë nuk merrem me organizimin e protokollit, unë kisha tre vendet që kisha vetë, dhe vajta u ula në 3 vendet që kisha vetë, dhe në ndërkohë në atë boksin e veçantë, se pastaj pyeta dhe unë…
-Ju s’dinit gjë që Albin Kurti kishte mbërritur në Tiranë, s’ju kishte lajmëruar njeri?
Edi Rama: Fare!
-As protokolli i Kosovës, as protokolli i Shqipërisë?
Edi Rama: Fare! Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por edhe një pjesë e anëtarëve të qeverisë së Kosovës, ishte zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ishte dhe zv.kryeministrja jonë me të tjerë, pra ishina the lart dhe tani ça muhabetesh janë këto?
-Jo kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë normale, përderisa as protokolli, as kryeministri i Kosovës nuk ju njofton që po vjen në Tiranë.
Edi Rama: Kjo besoj s’është pyetje për mua, sepse unë kur shkoj në Kosovë i njoftoj të gjithë, kush më pret, kush s’më pret, nuk ka problem.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...