Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet këtë të diel, në 22 tetor.
Edhe këtë vit janë 4 disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin, përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara.
Do të jetë gara 42 kilometra, 21 kilometra, 10 kilometra, si dhe “we too” një garë me itinerar të shkurtuar enkas për personat para dhe tetraplegjikë.
Sipas bashkisë së Tiranës që është organizatorja e këtij eventi, këtë vit është shënuar një numër rekord regjistrimesh, nga vende të ndryshme, përfshirë dhe Australinë dhe Izraelin.
Për shkak të maratonës, të dielën do të ketë disa akse tw bllokuara, siç është Bulevardi Zogu i parë, Bulevardi i ri, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, Durrësit, Bulevardi kryesor, dhe një pjesë e unazës. Maratona fillon në 9-të të mëngjesit dhe parashikohet që pas orës 13:00 të gjitha rrugët të jenë të hapura.
Për të paraprirë maratonën e Tiranës, është Run fun, një tjetër garë që të zhvillohet të shtunën, ku garues janë edhe nxënës të shkollave të kryeqytetit të Shqipërisë.
Ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona, ku pritet të ketë edhe fitues sipas disiplinave./euronews/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...