Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur solidarizimin e tij me gratë e prekura me kancerin e gjirit, duke shpërndarë një foto nga ndeshja miqësore e Shqipërisë me Bullgarinë.
Në foto është logoja e krijuar në fushë e stadiumit Air Albania nga fëmijët e veshur me bluza rozë, shkruan Arbresh.info.
Rama në rrjetin social Facebook, ka thënë se fuqia e futbollit është e jashtëzakonshme, teksa shtoi se është një mesazh domethënës nga fusha e gjelbër.
“E jashtëzakonshme fuqia e futbollit dhe kombëtares tonë në këtë vit fantastik futbollistik. Po aq i jashtëzakonshëm dhe ndërgjegjësimi për luftën ndaj kancerit të gjirit, me një mesazh domethënës nga fusha e gjelbër e Air Albania” , ka shkruar Rama
Kujtojmë se muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë