Google ADS

Real Madrid rivalizon Barcelonën për yllin argjentinas

17:23 | 19 Tetor 2023
D.H

Kampioni i botës me Argjentinën, Julian Alvarez thuhet se mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Manchester City.

Aryejet janë se nuk po gjen vend në formacionin e parë të Pep Guardiolës, shkruan Arbresh.info.

Nëpër media të ndryshme evropiane është folur se Barcelona e ka si opsion Alvarezin, por që nuk ka para të paguajë kartonin e tij.

Interes për lojtarin në fjalë ka edhe Real Madridi, që është edhe rivali kryesor i Barcelonës.

Los Blancos kanë qenë në kontakt me agjentin e tij për të vlerësuar nëse Alvarez do të ishte i interesuar për një lëvizje në Bernabeu, sipas Radio Continental, në Argjentinë.

Mbetet për tu parë nëse këto thashetheme do të dalin të verteta apo do të jenë vetëm si presion ndaj Guardiolës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme