Zyrtari për media i Qeverisë në Gaza, ka thënë të enjten se komandanti i Forcave Kombëtare të Sigurisë, të udhëhequra nga Hamasi, gjenerali Jihad Muheisen, është vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në shtëpinë e tij në qytetin e Gazës, bashkë me disa familjarë.
Ende nuk dihet sa familjarë të tij janë vrarë në lagjen Sheikh Radwan në veri të qytetit të Gazës.
Forca Kombëtare e Sigurisë është një organizatë paramilitare në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi, prej vitit 2007.
Ndaras, zyrtarë të Hamasit i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se anëtarja e këshillit ligjvënës të Hamasit, Jamila al-Shanti është vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, të enjten.
Ajo është njohur si gruaja e parë e zgjedhur në pozitë politike brenda grupit Hamas, dhe është vejusha e njërit prej themeluesve të lëvizjes islamiste.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 3.785 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve të Izraelit.
Izraeli e sulmon Rripin e Gazës, enklavën e mbipopulluar në Detin Mesdhe, prej masakrave të kryera nga luftëtarët e Hamasit në kufirin izraelit dhe në një festival muzikor më 7 tetor, duke i lënë i vrarë mbi 1.400 njerëz, shumica prej tyre civilë izraelitë.
Sipas ushtrisë izraelite, Hamasi i ka edhe 203 pengje izraelite, që i ka dërguar në Gaza, përfshirë shtetas të huaj.
Situata në Gazën me 2 milionë banorë konsiderohet e rëndë.
Ajo gjendet në kufi me Izraelin në veri dhe lindje dhe me Egjiptin në jug.
Furnizimet në Rripin e Gazës janë pakësuar shumë, mirëpo banorët janë duke shpresuar për mundësinë e hapjes së kufijve për ndihma./REL/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...