Elon Musk po mendon të bllokojë rrjetin social X në Evropë

16:25 | 19 Tetor 2023
KRG

Elon Musk, pronari i rrjetit social X,  është duke e menduar ta bllokojë atë në Evropë.

Kjo vie pas vendimit të Bashkimit Evropian për rregullat e reja  për rrjetin social “X”.

Pronari i kompanisë Tesla, po mendon të anulojë disponueshmërinë ose të bllokojë aksesin e përdoruesve në Bashkimin Evropian, tha një burim për Insider, transmeton Reuters, përcjell Arbresh.info.

Kujtojmë që në  muajin gusht, BE miratoi Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili, ndër të tjera, vendos rregulla për të parandaluar përhapjen e përmbajtjes së dëmshme, ndalon ose kufizon disa praktika të synimit të përdoruesve dhe ndajnë disa të dhëna të brendshme me rregullatorët dhe studiues të lidhur.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se cili do të jetë vendimi i miliarderit amerikan. /Arbresh.info/

 

Të ngjashme