Gjykata Themelore në Prishtinë prej tri ditë radhazi është duke u përballë me mungesë të ujit.
Në njoftimin e kësaj Gjykate, thuhet se kjo gjendje ka vështirësuar dhe rënduar gjendjen higjienike në objektet e Pallatit Drejtësisë po ashtu vë në rrezik shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ, të cilët pavarësisht kësaj gjendje të rëndë e cila është duke mbizotëruar në tërë objektin e gjykatës, të njëjtit janë duke vazhduar të punojnë, përcjell Arbresh.info.
Përmes këtij reagimi, Gjykata Themelore e Prishtinës kërkon nga autoritetet kompetente si Kompania e Ujësjellësit Regjional KUR
“Prishtina dhe Ministria e Punëve të Brendshme – Divizioni për Menaxhimin e Ndërtesave, që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të marrin masa të menjëhershme për të furnizuar me ujë objektin e kësaj gjykate, në të kundërtën do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërprerjes së punës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së ndonjë epidemie eventuale”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...