Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se Spence përgëzoi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për faktin se janë mes 23 vendeve nga 130 që kanë regjistruar zotimet e tyre për Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) në platformën elektronike të OKB-së.
“Duke biseduar për zotimet e Kosovës, u theksua angazhimi i Qeverisë për të përshpejtuar përmbushjen e premtimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe realizimin e Agjendës 2030. U ritheksuan zotimet transformuese të Qeverisë që do të fokusohen në katër prioritetet kryesore të politikave: për të zvogëluar shkallën e varfërisë, për të rritur kapacitetin e energjisë së ripërtëritshme, për transformim digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në sistemin arsimor”, thuhet në njoftimin për media.
Duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës me UNKT, u ritheksua gatishmëria për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
U diskutuan mënyrat konkrete të angazhimit të përbashkët të agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë./Arbresh.info/
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi