Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka ftuar partitë opozitare që nuk po marrin pjesë në votime, të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtar.
Përmes një postimi në Facbook, Murati ka thënë se njëra ndër arsyet se pse një pjesë e opozitës nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare është edhe pretendimi se “për shkak të masave të vendosura, edhe fondet e këtyre marrëveshjeve janë të bllokuara prandaj është e kotë të ratifikohen sepse mjetet nuk mund të shfrytëzohen”, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë dy javëve të fundit kam pasur takime me pothuajse të gjithë partnerët e donatorët zhvillimorë, dhe njëra ndër çështjet e ngritura në këto takime ishte pikërisht edhe ky pretendim i opozitës. Ajo çfarë mund të them është se në të gjitha këto takime më është konfirmuar nga partnerët ndërkombëtarë se marrëveshjet që tashmë janë të nënshkruara dhe presin për ratifikim, nuk kanë asnjë pengesë apo bllokim fondesh”.
“Prandaj edhe njëherë ftoj deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në votime, të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve’, u shpreh Murati./Arbresh.info
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...