Zëvendësminsitrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi, dhe zëvendësministri për Çështje Multilaterale, Alejandro Solano Ortiz, kanë zhvilluar konsultime politike ndërmjet dy vendeve në San-Jose, Kosta-Rikë.
Duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, Gashi e ka falënderuar Kosta-Rikën për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm dhënë Republikës së Kosovës, transmeton Arbresh.info
“Ky vend ka qenë një ndër të parët që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Këto konsultime politike po mbahen në kohën kur Kosova dhe Kosta-Rika shënojnë 10-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Në kuadër të konsultimeve politike janë diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit, mjedisit dhe ekonomisë. Temë e veçantë e diskutimit ishte edhe largimi i vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare të Republikës së Kosovës.
Të dyja palët vlerësuan se Kosova dhe Kosta- Rika ndajnë të njëjtat vlera të përbashkëta të respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Në rrafshin e bashkëpunimit multilateral, Gashi e njoftoi palën e Kosta-Rikës për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe nevojën për përkrahje gjatë këtij procesi.
Zëvendësministri Solano, duke falënderuar zëvendësministren Gashi për vizitën, u shpreh se beson që bashkëpunimi i afërt dhe thellimi i këmbimeve ndërmjet dy shteteve do të rritet në vitet e ardhshme.
Në kuadër të konsultimeve politike në mes Kosovës dhe Kosta-Rikës, është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për shkëmbim akademik diplomatik.
Ky bashkëpunim do t’u mundësojë akademive diplomatike të të dyja vendeve të kenë një kornizë për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në diplomaci, politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Zëvendësministri Solano theksoi vlerën e dokumentit, i cili synon të nxitë një bashkëpunim më të ngushtë në trajnimin e diplomatëve nga të dyja vendet.
Zëvendësministrja Gashi, nga ana e saj, u shpreh se ky shkëmbim do t’u mundësojë të dyja vendeve të avancojnë në projektet e ardhshme të bashkëpunimit në fushën e diplomacisë.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendësministrja Gashi do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosta-Rikës, zv. ministren e Kulturës së Kosta-Rikës, zonjën Vera Beatriz Vargas Leon, takime me Dhomën e Tregtisë, Agjencinë për Promovim të Investimeve CINE, si dhe do të zhvillojë një bashkëbisedim me studentët e kolegjeve të Botës së Bashkuar në Kosta-Rikë./Arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...