Gjendet i vdekur një serb në Leposaviq

23:29 | 18 Tetor 2023
E.H

Një 64-vjeçar, i nacionalitetit serb, është gjetur i vdekur në Brezancë, Leposaviq.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani, i cili ka theksuar se rasti është ende nën hetim.

Autoritetet dyshojnë se viktima mund të ketë jetuar i vetëm, dhe vdekja e tij ka ndodhur si rezultat i një aksidenti.

Po ashtu, dyshohet se viktima mund të ketë qenë i vdekur për disa ditë para zbulimit të trupit të tij.

“Është një vdekje që trajtohet si e dyshimtë, por dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga lëndimet e marra nga drunjtë që kanë rënë mbi trupin e tij, ndoshta aksidentalisht. Megjithatë, kjo do të konfirmohet nga Mjekësia Ligjore,” ka thënë Elshani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme