Peja ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të Fiba Europe Cup, ndaj Chemnitz të Gjermanisë, me rezultat 98-72.
Pejanët e nisi më mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë me rezultat 29-26, shkruan Arbresh.info.
Por gjermanët u këndellen, dhe fituan çerekun e dytë me rezultat 22-16,duke arritur të dalin me avantazh prej tri pikëve në pjesën e parë, 48-45.
Gjermanët treguan forcën në pjesën dytë dhe e thelluan edhe më shumë epërsinë ku në fund arritën fitoren 98-72.
Për Pejën më i miri ishte Jay Jay Chandler me 17 pikë ndërsa për Chemnitz Wan Beck shënoi 22 sosh.
Në xhiron e dytë, Peja e pret në shtëpi skuadrën e Den Boschit në javën tjetër./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...